Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është regjistruar në Jordani, ku janë gjetur mbetje të një fokaçeje të pjekur (kore buke).

Bëhet fjalë për një bukë që daton 14 mijë vite më parë, përpara se të shpikeshin teknikat bujqësore.

“Analizat tona kanë treguar se, për të prodhuar atë bukë, i përdor elbi i egër”- shpjegon Amaia Arranz Otaegui, mësuese e Universitetit të Kopenhagës dhe autorja e parë e këtij kërkimi, shkruan ‘Tgcom’. Tashmë duhet të vlerësohet nëse prodhimi dhe konsumimi i bukës mund të ketë çuar në kultivimin e drithërave .


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: