E pabesueshme ajo që ndodhi në Katar, në konferencën për shtyp pas eliminimit të Irakut në 1/8 finale të Kupës së Azisë nga Jordania. Disa gazetarë irakianë, siç shihet në një video, sulmuan trajnerin e tyre Jesus Casas, u përpoqën ta nxirrnin dufin ndaj tij.

Ndërhyrja e sigurisë ishte e nevojshme për të evituar konfrontimin fizik. Pasi e mbylli pjesën e parë në avantazh, falë golit të Al Naimat, Jordania pati njëlloj “bllokimi”, duke pësuar dy gola të shpejtë. Për Irakun, fillimisht barazoi 1-1 Natiq, ndërsa Hussein siguroi avantazhin 2-1.

U duk se përmbysja u vu në “shina” të sigurta, por jordanezët nuk u pajtuan me disfatën. Mes minutave 95 dhe 97 erdhi reagimi “in extremis” i tyre, duke shënuar me Al Arab dhe Al Rashdan. Përfundimisht, ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2 për Jordaninë, me përmbysje vërtet spektakolare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb