Juristi Çlirim Gjata, i ftuar në emisionin Open në News24 të moderatores Eni Vasili tha se SPAK sot duhet të kishte thënë se çfarë është bërë me hetimet për bisedat në Sky Ecc.

Gjata theksoi se FBI po vjen në Shqipëri. Sipas tij, ka një presion të jashtëzakonshëm nga institucionet ligjzbatuese ndërkombëtare, që SPAK të bëjë publike komunikimet në Sky Ecc.

“SPAK duhet të na thotë se çfarë po bëhet me Sky Ecc, thuhet se janë 1 milion dokumente. Janë komunikime të zyrtarëve më të lartë të lidhur me kriminelët, banditë të arrestuar ose jo.

Po vjen dhe FBI në Shqipëri. Ka presion nga institucionet ligjzbatuese ndërkombëtare ndaj SPAK për këtë punë, që të nxirren bisedat në Sky Encrochat”, deklaroi Gjata.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb