Prokuroria e Posaçme kërkon mospranimin e rekursit të bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Prokurori i SPAK ka vendosur dërgimin e kallëzimi për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës.

Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë.

Më 29 mars 2023 GJKKO ka vendosur mospranimin e ankimit.

Ndërkohë, më 22 qershor 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë ne fuqi vendimin e GJKKO që kishte rrëzuar ankimin e familjarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: