25 vite më parë, Reçaku u zgjua i rrethuar nga forcat policore dhe ushtarake serbe të cilët vranë 45 civilë shqiptarë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se në përkujtim të kësaj date që mbeti plagë në historinë e vendit qytetarët në Korçë në organizimin e universitetit “Fan S. Noli” kanë ndezur një qiri në respekt të jetëve të humbura pranë ushtarit të panjohur në pedonalen e qytetit.

Masakra e 15 janarit 1999 cilësohet si një ndër masakrat më të rëndat të mbajtura mend e të dokumentuara që ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb