Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot në mbrëmje në Prokuplje në përkujtimin e Ditës së bombardimeve nga NATO në vitin 1999 se nga atëherë kanë kaluar 25 vjet. Ai tha se Serbia nuk dorëzohet dhe nuk pajtohet me atë që e quajti si “copëtim të shtetit serb”. Në mbledhjen komemorative shtetërore në Prokuplje, Vuçiç falënderoi qytetarët nga rajoni për shkuarjen në mbledhje.

“Bomba e parë e NATO-s që vrau një ushtar serb ra pikërisht këtu në Prokuplje. Ajo vrau Boban Nedeljkoviçin. Babai i tij tha një gjë që mua më ngeli në mendje. Çfarë është më e rëndësishme? Fëmija apo vendi? Fëmija apo atdheu? Edhe kur i ndodhi gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhte, ai nuk mundi t’i përgjigjej kësaj pyetjeje”, tha Vuçiç.

“Vetëm ta dinë se ne kurrë nuk do të anëtarësohemi në NATO. Dhe kur Prishtinën ta pranoni në Këshillin e Evropës, ne do të kemi një përgjigje edhe për këtë”, tha ai.

Presidenti Vuçiç gjatë fjalimit të tij në tubimin shtetëror-përkujtimor me rastin e përkujtimit të ditës së përkujtimit të të vrarëve nga bombardimet e NATO-s tha se sot e kanë pritur Prishtinën si anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Nuk do të anëtarësohemi kurrë në NATO, do të ruajmë dhe mbrojmë neutralitetin tonë ushtarak. Sa për gënjeshtrat tuaja, për sanksione kundër Prishtinës dhe për çdo gjë tjetër, e dënuara e madhe ka qenë Serbia”, pretendoi Vuçiç. Më pas, ai shtoi “se askush nuk mund të cenojë serbët, kudo ata ndodhen”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: