SHBA

Pas 3 vitesh lidhje, Katy Perry dhe Orlando Bloom do të martohen. Këngëtarja amerikane dhe aktori i njohur, të cilët ditën e Shën Valentinit u fejuan do të martohen në fund të vitit në një ceremoni të vogël e intime.

Burime për revistën ‘People’ raporton se çifti ka punësuar në organizator dasmash. Ai tha se Katy e ka marr situanën nën kontroll por edhe Orlando po bën punën e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ata kanë punësuar një planifikues dasmash për të finalizuar të gjitha detajet e dasmës. Katy duket sikur e ka marrë situatën nën kontroll, por edhe Orlando po aktivizohet”.-ka treguar një burim për People.

“Nuk janë të stresuar për këtë gjë. Do të jetë një festë e këndshme me familjarët dhe miqtë”- është shprehur më tej burimi. Kujtojmë që ditën e të dashuruarve më 14 shkurt të këtoj viti këngëtaja postoi në Instagram një foto të unazës me diamant.

Katy ka qenë më parë e martuar me komedianin Russell Brand, ndërsa Bloom ka qenë i martuar me modelen Miranda Kerr me të cilën ka edhe një djalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb