Analisti Arjan Vasili tha sot në ‘Real Story’ në ‘News24’ se Gjykata Kushtetuese ka bërë zgjedhjen më inteligjente që e çoi çështjen e 30 qershorit në Komisionin e Venecias.

Vasjari tha se Kushtetuesja po bën një step tjetër.

PJESE NGA BISEDA
Vasjari:
E doni Venecian apo jo? Ky është hap i madh. Dua që sistemi të funksionojë. Por kemi vetëdijen që është ende një sistem në pubertet. Nëse kjo trupë kushtetuese kërkon oksigjen, suport nga ky institucion është fat i madh.

Rakipllari: BE dhe ndërkombëtarët na kanë thënë; Shqipëria do të ketë gjykatë Kushtetuese dhe do të marrë vendime të rëndësishme. Prisni! Komisionit të Venecias mund t’i drejtohet qeveria, presidenti.
Vasjari: Gjykata Kushtetuese ka bërë zgjidhjet më inteligjente më të imagjinueshme. Sepse qëllimi i saj është e për këtë çështje të ketë një vendim. Mos të rrezikohet vendimi.

Minxhozi:
Kur me këtë çështje është shprehur një herë Venecia, duhet të vijë ky institucion në Tiranë që të merret vendimi. Ça ndodh me shkarkimin e Metës?

Vasjari: Nëse pranojmë që ky sistem drejtësie është i ri, duhet të jemi pak tolerant. Kërkohet një vendim, dhe Kushtetuesja ka bërë zgjidhje inteligjente. Gjykata kushtetuese po bën një step tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb