GREQI- Policia greke ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një shqiptar 43-vjeçar në Poligiros në zonën e Halkidikisë, pasi ishte kthyer ne makthin e banoreve për një seri vjedhjesh.

Sipas mediave greke, shqiptari ishte autor i disa vjedhjeve të koshereve të bletëve. Policia ka dokumentuar të paktën 3 raste vjedhjesh nga periudha janar 2015 deri në shkurt të vitit 2016.

Gjatë një kontrolli policia greke ka gjetur në zonën pyjore të Halkidikisë 9 koshere me bletë që i përkisnin pronarëve të ligjshëm të cilëve shqiptari ua kishte vjedhur.

Gjithashtu sipas policisë greke shqiptari është i përfshirë dhe në disa vjedhje të kafshëve në këtë zonë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb