Pas përjashtimit me karton të kuq nga Chiffi në ndeshjen kundër Atalantës, një vit më parë, tashmë është Ayroldi, ai që ka vendosur mungesën e Mourinhos në stolin e stadiumit ku fitoi tripletën historike me zikaltrit.

“Special One” nuk do të kthehet për të dytin vit radhazi në stolat e stadiumit të ish-tifozëve të tij, por do ta shikojë Inter-Roma nga tribuna. Meqë jemi duke folur për Interin, dje tifozët zikaltër konfirmuan protestën e tyre kundër Lukakut, si dhe mikpritjen për “Special One”:

“Ai iku nga Milano si hajdut, pa iu përgjigjur shokëve të skuadrës. Lukaku do të ketë mirëseardhjen që e meriton, ndryshe nga Mourinho, i cili edhe pas 13 vitesh do të marrë përshëndetjen e përzemërt të tifozëve zikaltër. Në jetë, ju korrni atë që mbillni”. Protesta për “Big Rom” është gati, rreth 50 mijë fishkëllima do tentojnë të destabilizojnë performancën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb