Real Madrid është mjaft i intersuar për Erling Haland, norvegjezin që po shkëlqen në këtë sezon dhe pas golave me peshë për Red Bull Salcburgun, tashmë po aktivizohet me sukses dhe shënon me të njëjtin ritëm edhe për Borusian e Dortmundit, që pagoi 30 milionë euro për ta marrë shtatlartin në janar.

Florentino Perez e ka caktuar Halandin si një nga objektivat e tij të mëdhenj për përurimin e “Bernabeut” të ri, ndaj verdhezinjtë kanë lëvizur duke i bërë një kundërpropozim Realit: për Haland do të nevojiten 90 milionë euro plus kartonin e Hakimit si dhe një nisje privilegjuese në rast të nxjerrjes në shitje të Mariano Diaz. Lajmin e raporton “Don Balon”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb