SHBA

Në Arkansas dy meshkuj, miq me njëri-tjetrin, 50-vjeçari Charles Eugene Ferris dhe 36-vjeçari Christopher Hicks, janë arrestuar pak pasi qëlluan njëri tjetrin, me qëllimin e vetëm testimin e një jeleku antiplumb, menjëherë pasi kishin pirë disa gota.

Prova funksionoi, por Ferris u shtrua në spital me dhimbje në gjoks. Fillimisht Ferris deklaroi një histori të përpunuar për të fshehur realitetin dhe mikun e tij. Gjatë marrjes së pyetjeve me zv.sherifin Dorian Hendrix ka shpjeguar se ishte paguar me të paktën 200 dollarë nga një çift për të mbrojtur një objekt me vlerë. Rreth orës 10 të mbrëmjes dikush kishte tentuar ta merrte dhe më pas kishte përdorur armë zjarri.

Pak më pas, në fakt, 50-vjeçari ka ndryshuar versionin e fakteve duke treguar edhe të vërtetën. Burri, pas disa gotave të këmbyera me Hicks, i ka kërkuar mikut të tij ta qëllojë për të testuar jelekun antiplumb.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb