Një predhë luftarake është gjetur mesditën e së martës pranë xhamisë fshatin Panaja të Vlorës.
Predha u konstatua nga disa elektricistë të cilët po kryenin punime në zonë. Menjëherë ata kanë lajmëruar forcat e policisë të cilat shkuan në vendngjarje, ndërkohë që priten forcat xheniere.
Predha luftarake dyshohet se daton që prej Luftës së Dyte Botërore. Vendi ku u gjet predha gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore ka shërbyer si depo për armët e pushtuesve italiane në 1939.
(BalkanWeb)