TIRANË

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i është drejtuar me një mesazh sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili ka qenë sot në Tiranë dhe nga konferenca për mediat bëri apel për vetëpërmbajtje dhe u shpreh kundër dhunës.

Luan Rama pyeti Stoltenberg se si ndihet që një vend anëtar i NATO-s do të zhvillojë zgjedhje pa opozitën.

“Protesta e sotme është mesazh edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Zoti Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Shqipëria është pa Gjykatë të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese! Si ndjeheni zoti Sekretar i Përgjithshëm që një vend anëtar i NATO-s do të zhvillojë zgjedhje pa opozitën?! Protesta është Shqipëria e vërtetë! Protesta është ushtrim i demokracisë nga qytetarët!”, tha nga protesta Luan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: