Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar detaje dhe emra të personave të arrestuar sot pas përplasjes mes policisë dhe banorëve të “Astirit” te Gjykata e Tiranës.

Sipas ish-kryeministrit, i cili si gjithmonë i referohet denoncimeve dixhitale, policia ka arrestuar sot Skënder Dodën dhe Shpëtim Billën, pas konfrontimit me policinë.

STATUSI I PLOTË
Narkobandite qe hiqen si narkopolice arrestojne qytetare pa asnje mandat arresti. Ky eshte narkoshteti apo shteti i mafies se droges. Krim!Rama ik! Fitore!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
I nderuar doktor Berisha sot tek gjykata penale policia pa uniforme ne menyre barbare ka arestuar dy banore te unazes Skender Doda dhe Shpetim Billa
Te cilet kishin ardhur ne mbeshtetje te dy banorve te tjer qe kishin gjygjin pasi ishin arestuar dy dite me pare
Ka 4 dite qe ne unaze po behet terror ne shtepiat e tyre
Me respekt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb