Nëse një e dhënë nuk përbën provë, tre të tilla patjetër që po dhe tani nuk ka asnjë dyshim që Reali Madridit është në krizë. Revolucioni në skuadrën madrilene nuk po funksionon, ndërsa pa nisur mirë sezoni Zinedine Zidane dhe blerjet e bujshme të merkatos së verës janë nën akuzë. Pas humbjes së radhës 1-0 kundër Tottenham në gjysmëfinalen e “Audi Cup” është shoqëruar me reagimin e ashpër të mediave madrilene.

055809096 5f0fb192 A35e 4123 8314 3dfc7247294c
055809096 5f0fb192 A35e 4123 8314 3dfc7247294c

Dy të përditëshmet më të mëdha “AS” dhe “Marca” as që mundohen të zbusin tonet, duke kritikuar ashpër skuadrën “los blancos” për paraqitjen e radhës larg pritshmërive. “Pas “turpërimit” në ndeshjen e javës së shkuar kundër Atletico Madrid, tifozët prisnin reagimin e të besuarve të Zidane, por sërish u zhgënjyen”, lexohet në komentin e gazetës “Marca”.

055809209 408da0ea Fabb 4440 Af86 E6659c0ddb1f
055809209 408da0ea Fabb 4440 Af86 E6659c0ddb1f

Humbja kundër Tottenham ka shtuar dyshimet edhe mbi të ardhmen e Zinedinë Zidane, teksa aventura e dytë e teknikut francez në pankinën madrilene mund të përfundojë shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar. Nën akuzë edhe transferimet e mëdha të verës, mbi të gjithë Eden Hazard. Futbollisti belg u ble me shumë zhurmë nga Chelsea, por deri tani më shumë se për cilësitë teknike, po flitet për formën fizike të futbollistit, që le për të dëshiruar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb