Zhgënjim total nga ana e Kombëtares së 21-vjeçarëve të drejtuar nga Alban Bushi, që janë mposhtur sot me rezultatin 4-0 nga bashkëmoshatarët e austriakë në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit. Një sfidë me një sens gjatë gjithë 90 minutave, përjashtuar ndonjë shkëndijë të rrallë të Shqipërisë, që thuajse nuk bëri kurrë dëm në kuadratin mik.

Sfida nis menjëherë malore për Shqipërinë, që e sheh veten në disavantazh të dy dolave që në minutat e para të takimit, kur në minutën e 6-të Raguz shënon për Austrinë, ndërsa 3 minuta më pas dyfishoi Lovriç. Edhe në pjesën e dytë e njëjta situatë, dy gola të pësuar sa hap e mbyll sytë nga ekipi shqiptar, kur në minutën e 72-të realizon Baumgartner dhe 60 sekonda më pas sërish Lovric, që vulos sfidën 4-0 dhe dygolëshin e tij personal.

Por ajo që alarmon më shumë ishte mënyra e pësimit të golave, gola të ardhur nga gabime foshnjarake dhe skandaloze të prapavijës së ekipit të drejtuar nga Alban Bushi, që në 4 takimet e luajtura deri më tani, nuk e ka shijuar ende fitoren e parë, teksa ka barazuar 2-2 ndaj Andorrës dhe Turqisë dhe ka humbur dy sfida të tjera, ndaj Turqisë sfidën e parë 2-1 dhe përballjen ndaj Austrisë.

Hera e fundit që Shqipëria kishte mposhtur 21 vjeçarët e Austrisë, ka ndodhur në vitin 2014, kur nën drejtimin e Skënder Gegës, kuqezinjtë trumfuan 3-1 në Austri me golat e Vasil Shkurtajt, Enis Gazavajt dhe Herolind Shalës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: