ITALI

Të premten në mbrëmje, në dyqanin e akullores Desideri në Viale Verdi ndodhi një përleshje mes disa të rinjve. Nga të gjithë të rinjtë të përfshirë në konflikt, 5 janë lënë në “arrest shtëpie”, kurse njëri me shtetasi shqiptare u la në burg.

Gjykatësi i çështjes Alessandro Buzzegoli urdhëroi mbajtjen në burg të shtetasit nga Shqipëria Enkeled Kola. Për katër të arrestuarit e tjerë – një shtetas egjiptian, një italian me origjinë egjiptiane dhe dy shqiptarë të tjerë, të gjithë të rinj dhe të moshës midis 19 dhe 23 vjeç – u la që të rrinë në shtëpi dhe të mbajnë byzylykun elektronik kontrollues, shkruajnë mediat italiane.

Masa e rreptë e paraburgimit ndaj Kolës shpjegohet me faktin se ai në gjyqin e së premtes kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak. Sipas dëshmitarëve, në akullore ndodhi një përleshje e dhunshme mes emigrantëve të kombësive të ndryshme, duke shkatërruar thuajse gjithçka.

Nuk dihet arsyeja e përleshjes, por bëhet me dije se dy grupet kanë pasur konflikte edhe më herët. Dy shqiptarë u plagosën gjithashtu në fytyrë dhe dorë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb