TURQI

Dy ditë më parë, kinemaja turke është tronditur pas lajmit të dhimbshëm se aktori i njohur Tarik Unluoglu ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë. Tarik, prej disa kohësh luftonte me kancerin, betejë të cilën nuk e fitoi dot.

Tarik Unluoglu ndërroi jetë më 1 tetor pas një kanceri në mushkëri. Sëmundja iu shfaq ndërsa vijonte të xhironte në serialin “Eşkiya”, por i la xhirimet përgjysmë për shkak të problemeve shëndetësore.

Pak kohë pas trajtimit në spital, aktori ndërroi jetë. Gjatë homazheve të të ndjerit, të cilat u bënë në sallën e Teatrit Kombëtar të Stambollit, morën pjesë me qindra dashamirës, kolegë, miq të afërt dhe bashkëpunëtorë shkruan Class.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bashkëshortja e të ndjerit, Gulenay Kalkan, ishte mjaft e tronditur gjatë ceremonisë mortrore, madje kaloi edhe disa momente të vështira pranë arkivolit të tij.

Tarık Unluoğlu u dha lamtumirën shumë miqve artistë në këtë ceremoni. Melek Baykal, e pranishme në ceremoninë mortore, ndau me të gjithë fjalët e fundit të aktorit, dy ditë para se të ndërronte jetë. Edhe Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ngushëlloi familjen e aktorit dhe u përcolli ngushëllime të gjithë miqve e dashamirësve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb