TIRANE – Policia e shtetit ka zbuluar personin i cili goditi autobusin e kombëtares serbe në Tiranë.
Gazetari Blendi Fevziu tha në emisionin “Opinion” se ai është identifikuar dhe është pranë ndalimit.
Fevziu citoi burime të sigurta në policinë e shtetit sipas të cilave bëhet fjalë për një 14-vjeçar tashmë të identifikuar.
Pritet nga momenti në moment ndalimi i personit përgjegjës për incidentin e shkaktuar gjatë mbërritjes së autobusit të kombëtares serbe në Tiranë.
(g.b/BalkanWeb)