Ka përfunduar me rezultatin 1 me 0 ndeshja e Portugalisë me Danimarkën. Në minutën e 66-të, Moutinho ka shënuar gol ndaj Danimarkës, duke e renditur Portugalinë të parën në grupin I me 18 pikë.

Pjesa e parë përfundoi zero me zero. Edhe pse portugezët kishin më shumë raste për shënimin e golit, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Danimarka renditet e dyta në kuotën e 11 pikëve.Të dyja skuadrat kryesojnë kreun e renditjes në grupin I. Aktualisht, në vendin e tretë renditet Shqipëria, paçka se humbi 0-­2 ndaj Serbisë në “Elbasan Arena”. Pas përfundimit të këtyre takimeve Portugalia do të ndeshet me Serbinë e vendit të fundit, ndërsa Shqipëria do të shkojë në Armeni tri ditë më pas.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: