Tre pallate në fshatin Sukth në Durrës janë dëmtuar nga lëkundjet e forta të tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raportoi për “BalkanWeb” se pallatet ndodhen në lagjen perimore Sukth dhe 45 familjet që jetojnë në to deklarojnë se nuk u ka ardhur në ndihmë askush tre netët e kaluara.

Banorët i kanë kaluar jashtë netët ndërsa sot po boshatisin banesat duke hequr orenditë e pa dëmtuara, ndërkohë që ndihen të pashpresë se ku mund të strehohen në ditët e tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: