Qyteti i Laçit të ngjan si një zonë lufte pas shembjes se 7 pallateve 4 ditë më parë nga IKMT. Inertet nuk janë larguar ende, ndërsa zona nga Bashkia e Laçit deri pranë Gjykatës është kthyer në gërmadhë.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit, shumë familje në Laç, banesat e të cilëve u dëmtuan rëndë, vijojnë të kalojnë ditët dhe netët në çadra. Rreth 60 banorë prej 3 javësh qëndrojnë në një çadër të ngritur nga Kisha e Shën Mëhillit në këtë qytet.

Vullnetarët që shërbejnë prej javësh në këtë çadër apelojnë për ndihmë nga shteti, pasi rezervat ushqimore po iu mbarohen dhe se nuk kanë ku të kërkojnë ndihmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb