Inter insiston për të rikthyer Arturo Vidal në Serie A por gjërat nuk po shkojnë sipas parashikimeve të klubit zikaltër. “Mundo Deportivo” ka një tjetër version për këtë tratativë. Sipas të përditshmes spanjolle, largimi i Alena në formë huazimi tek Betis ka bërë që trajneri Valverde të vendos veton për mos largimin e Vidal, nëse ndodh diçka e tillë opsionet në mesfushë do të minimizoheshin ndjeshëm.

Mundo
Mundo

Ky vendim i klubit blaugrana nuk shkon në favor të Interit që deri më tani kishte përqendruar të gjithë forcat tek çështja Vidal madje duke i paraqitur Barçës edhe një ofertë të mirë ekonomike: 12 milion euro. Pavarësisht këtij ngërç, as Inter e as Vidal nuk kanë ndërmend të dorëzohen. Vetë mesfushori me anë të agjentit të tij po bën gjithçka për tu larguar nga Barcelona ndërsa Inter është i detyruar të paraqis një tjetër ofertë ekonomike.

Marcos Alonso
Marcos Alonso

Lajmi i mirë për merkaton ziklatër është fakti që janë drejtuesit e klubit janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Marcos Alonsos. Oferta e Interit për Chelsea duket e pranueshme: 6 milion për huazimin dhe 15 të tjera për të blerë përfundimisht kartonin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb