KUÇOVË

Një ngjarje e rëndë ka ndoshur sot në fshatin Tapi të rrethit të Kuçovës. Një 60-vjeçare,nënë e tre fëmijëve,pas një grindjeje të fortë me bashkëshortin e saj,ka shkuar në dhomë dhe ka pirë helm. Gruaja është gjetur disa orë më vonë e shtirë në krevat dhe pa ndjenja nga vajza dhe dhëndrri i saj.

Kanë qënë këta të fundit që e kanë transportuar gruan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet prej disa orësh në gjendje të rëndë,nën kujdesin e mjekëve. Sipas mjekëve të Repartit të Urgjencës në spitalin e Beratit,ku ndodhet e shtruar Boduri, gruaja ka pirë “bar miu” dhe gjendja e saj është mjaf kritike. Familjarë të 60-vjeçares tregojnë jashtë kamerave se,ajo kishte prej kohësh grindje e debate me bashkëshortin,që pinte vazhdimisht. Mbarime Boduri është nëna e tre fëmijëve,një vajze dhe dy djemve,këta të fundit jetojnë jashtë vendit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb