13 gola kishte shënuar Teuta në 17 javë kampionat, sulmi i dytë më i dobët i Superligës. Në kushte të tillë, për një ekip që synon zonën euro, ishte e pritshme që merkato e klubit bregdetarë do të ishte e përqendruar në fazën ofensive.

Teuta1
Teuta1

Me anë të një njoftimi për mediat, klubi durrsak ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me Idelino Gomez Colubali. Teuta ka gjetur akordin me sulmuesin 26-vjeçar duke firmosur një kontratë 1-vjeçare. Colubali në Durrës vjen nga kampionati Portugez ku është aktivizuar me Boavistën, ndërsa sezonin e fundit ka qen pjesë e FC Lincoln në Gibraltar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Colubali është bashkuar me ekipin në grumbullim, ndërsa bëhet përforcimi i parë i Teutës në këtë merkato dimri. Teuta shpreson shumë që Colubali ti jap fund problemit të finalizimit. Një tjetër goditje e madhe për Teutën mund të konsiderohet dhe mbajtja në skuadër e Sherif Kallakut të paktën deri në fund të sezonit. Nën drejtimin e Edi Martinit, Teuta vijon fazën përgatitore në Durrës me shpresën për të vijuar gjysmën e dytë të sezonit, aty ku e mbyllën, me 2 fitore radhazi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: