Zlatan Ibrahimovic ishte lëvizja e parë e një revolucioni të vërtetë që po përgatitet te Milan. Klubi kuqezi ka vendosur sulmuesin suedez në qendër të projektit, çka do të sjellë shumë ndryshime, duke nisur nga reparti ofensiv. Kristof Piontek nuk ka më vend në formacion dhe largimi i tij është çështje ditësh. Ofertat nuk mungojnë, ndërsa Milan ka vendosur edhe çmimin për polakun.
Çdo skuadër që prezantohet me një ofertë 30 milion euro është e lirë të kontaktojë me futbollistin. I njëjtë diskutimi edhe për Suso. Spanjolli kërkoi dy ditë më parë të largohej. Në klubin milanist nuk janë kundër, por ashtu si në rastin e Piontek pretendojnë të arkëtojnë menjëherë nga shitja e tij.
Lista e merkatos në dalje është zgjeruar me të tjerë emra. Vetëm zyrtarizimi pengon transferimin e Rikardo Rodriguez te PSV Eindoven. Milan është gati të shesë mbrojtësin zvicerian për 6 milion euro. Të njëjtën rrugë pritet të ndjekë edhe Lucas Biglia.
Mesfushori argjentinas I është propozuar Betis, ndërsa ka edhe dy oferta nga Premier League, me West Ham që është gati të blerë përfundimisht kartonin e tij. Largimi i këtyre lojtarëve do të sillte paratë që mungojnë në arkë dhe do t’i lejonte Milan të kthehej sërish në tregun e blerjeve. Mediat italiane bëjnë të ditur, sekuqezinjtë ka rindezur sërish interesin për Under, por për të arritur te talenti turk i Romës duhet më parë të shesin.
(balkanweb)