Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata i është drejtuar me një mesazh kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Duke iu referuar deklaratave të Veliaj për akuzat ndaj tij Gjata shkruan se kërcënimi i përsëritur nuk është argument dhe nuk kthehet në fakt.

Sipas Gjatës, më 30 qershor qytetarët e refuzuan Veliajn si kryebashkiak. Ai thekson se kundër shembjes së Teatrit nuk është vetëm opozsita politike dhe qytetarë në vend por edhe një opozitë ndërkombëtare.

STATUSI I PLOTË
Kërcënimi nuk është argument Z. Veliaj!
Kërcënimi i përsëritur mbi shembjen e Teatrit Kombëtar, nuk është argument Z. Veliaj dhe nëse nuk e dini, mësojeni se një kërcënim i përsëritur nuk kthehet medoemos në fakt.
Duket se teksa e përsërisni kërcënimin, më shumë doni të bindni veten për këtë marrëzi, se qytetarët që prej kohësh nuk ju dëgjojnë dhe nuk ju besojnë.
Provën e besimit, qoftë për kërcënimet dhe qoftë për “punën tuaj”, qytetarët e kaluan me zgjedhjet e 30 qershorit dhe njëzëri ju refuzuan si kryebashkiak.
Shembja e Teatrit Kombëtar, tashmë nuk kundërshtohet veçse nga opozita politike dhe qytetare në vend, por ekziston edhe një opozitë ndërkombëtare që dënon shembjen e teatrit.
Nëse nuk ju kujtohet, po ju bëj me dije se: Europa Nostra, zëri europian i shoqërisë civile e angazhuar në trashëgiminë kulturore, ju ka dërguar një letër, të firmosur nga Prof. Dr. Hermann Parzinger ku thuhet:
“Europa Nostra, është shumë e shqetësuar nga planet alarmante për të prishur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, një vendndodhje me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore, jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë dhe në vend, por edhe në Europë”.
Përmes kësaj letre, Prof. Dr. Hermann Parzinger, ju fton në cilësinë e Kryebashkiakut të mbështesni ruajtjen dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar .
Në ligjëratën tuaj, nuk kërcënoni veçse Teatrin Kombëtar, por kërcënoni njëkohësisht edhe Europën.

Gjata Fb
Gjata Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb