‘E di që jam topolake, që i kam këmbët e trasha dhe që flokët e mi nuk janë si duhet të jenë’. Kate Winslet ja beson Facebook-ut, pamjen e saj natyrale dhe pa ndërhyrje kirurgjikale.
Artistja ka publikuar në profilin e saj një foto pa truk, duke ftuar femrat e të gjithë botës të bëjnë të njëjtën gjë’.
’E di që kam rrudha, por dua që sot të shoh përtej tyre’, ka shkruar Winslet në një postim të gjatë.
’Tregojini atyre që kritikojnë pamjen tuaj që s’doni t’ja dini për komentet negative dhe që keni zgjedhur të mos jeni viktimë e bullizmit, që i gjykojnë të tjerët vetëm nga pamja.
’Kate Winslet tashmë prej shumë kohësh ka nisur luftën e saj kundër ndërhyrjeve kirurgjikale dhe kundër çdo tentative për të ndryshuar pamjen e trupin femëror.
Prej pak kohësh ajo ka firmosur një kontratë me L‘Oreal në të cilën ka kërkuar, që pamja e saj të mos përpunohet me photoshop në asnjë mënyrë.
‘Na takon ne ti bëjmë femrat të forta. Kjo për mua është vërtetë e rëndësishme’, ka shpjeguar Winslet për të përjavshmen E! News. (da.xha/BalkanWeb)
