Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi sjell pamjet në “BalkanWeb”, ndërsa njofton se janë përfshirë nga flakët banesat e rreth dhjetë familjeve.

Ngjarja ka ndodhur tek ish-konvikti i Shkollës Veterinere, ndërsa siç shihet nga videoja, flakët kanë “përpirë” gjithë banesat. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të shuajnë flakët.

Fatmirësisht brenda banesave nuk ka asnjë njeri, ndërsa shkak i zjarrit raportohet se ka qenë një shkëndijë elektrike, për shkak të rrjetit të amortizuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb