Modelja e “Playboy” ”, Marisa Papen rrezikon të dënohet me 3 vjet me burg pasi pozoi nudo në xhaminë e Turqisë, “Hagia Sophia” në vitin 2018, sic raporton The Sun.
Në foto, Marisa, 27 vjeçe, ngriti burkën që kishte veshur dhe zbuloi pjesët e saj intime në xhaminë ikonike otomane që tani përdoret si një muze në Stamboll, Turqi.
Por Zyra e Prokurorit Publik të qytetit ka lëshuar urdhër arrest ndaj saj saj dhe e ka dënuar atë për “mashtrimi” dhe “poshtërim publik të sovranitetit të shtetit”.
Kjo do të thotë që ajo mund të arrestohet dhe potencialisht të dënohet me burg deri në tre vjet.
Marisa e përshkruan veten si një “ekspresioniste me shpirt të lirë dhe me zemër të egër”.
Ajo udhëtoi për në Turqi me fotografin australian Jesse Walker për një set fotografik për fushaten e “ENKI Eyewear”, dy vjet më parë. Por Turqia e ka leshuar tani urdher-arrestin per te.
Kjo nuk është hera e parë që Papen ka nxitur zemërim për fotografitë e saj lakuriq.
26-vjeçarja bëri tituj në të gjithë botën për polemikat e saj antifetare, të cilat përfshinin pozat nudo në një kryqëzim gjigant në Vatikan.
Vitin e kaluar, ajo shkaktoi një ‘stuhi’ në internet për festimin e përfshirjes së zjarrit të Notre-Dame në Paris. Modelja gjithashtu shkaktoi zemërim në Izrael pasi pozoi para Murit të Vajtimit të Jerusalemit.
Popen u bë kryetitull i medieve edhe për poza nudo në kompleksin e lashtë të tempujve Karnak afër qytetit egjiptian të Luxor.
