Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ngritur shqetësimin se pse kaq shumë vdekje në vendin tonë sa i takon rasteve me COVID.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani theson se
spitalet nuk janë të mbingarkuara, as sa me pacientët e zakonshëm të gripit të stinës.

Deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 15 vdekje nga COVID, nderkohe qe zyrtarisht numri i personave të prekur është 243.

MESAZHI I MANJANIT
Bravo!

I ka rënë pikës. Këto pyetje kërkojnë përgjigje, të mirëmenduara madje, jo si përgjigjiet për infermierin pompist.

Kemi të bëjmë me jetë njerëzish dhe spitalet tona nuk kanë aspak ngarkesën e spitaleve të Italisë. Skanë madje ngarkesë fare.

Atëhere përse kaq shumë vdekje?! Përse ky moskoordimin fatal ndërmjet indektivit-sanatoriumit-testit?!!!

Humbet kohë e çmuar, të paktën 5 orë, sepse megjithse konstatimet imazherike janë të qarta që pacienti është ne pneumoni bilaterale,pa u bërë tamponi nuk hospitalizohet dot!!!

Ç’a është ky protokoll?!

E persëris: spitalet nuk janë të mbingarkuara, as sa me pacientët e zakonshëm të gripit të stinës.

Ndaj, jam 100% dakort me pyetjet dhe llogjikën e Aranita Brahajt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: