Vijon telenovela e lidhur me të ardhmen e lojtarit të Kombëtares franceze, Pol Pogba. Sipas lajmit të publikuar në portalin “90min.com”, mesfusori i Mançester Junajtid nuk ka ndërmend të qëndrojë më te “Djajtë e Kuq” dhe do të largohet në verë për një aventurë tjetër.
Nga sa bëhet e ditur në portal, e ardhmja e tij pritet të jetë në Spanjë dhe më konkretisht te Real Madridi. Pogba është i vendosur që të luajë nën drejtimin e Zinedin Zidan dhe kjo e bën Realin zgjedhjen e tij të parë, duke hedhur poshtë zërat që e shikonin të rikthehej në Torino te Juventusi.
(Balkanweb)