BRITANI – Për disa detyra ngelet e shenjtë. Kështu është rasti edhe i një ushtari britanik, i cili pavarësisht se kolegu i tij i volli pas kokës, nuk refuzoi të lëvizte.

Ushtari u fotografua me të vjellën, mbi kapele, në flokë dhe mbrapa xhaketës ushtarake, pak kohë pasi një ushtar tjetër mbrapa tij u sëmur. Ai po merrte pjesë në Përkujtimin e së dielës të udhëhequr nga Mbretëresha në qendër të Londrës këtë mëngjes.

Nuk dihet nëse ushtari që u sëmur vazhdoi të qëndronte në ceremoni.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: