BRITANI E MADHE
Edhe në Britaninë e Madhe rriten në mënyrë të frikshmeshifrat e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19. Vetëm brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 854 persona, duke e çuar në 6 227 numrin total.
Mediat britanike raportojnë se mosha e personave që kanë humbur jetën është nga 23-102 vjeç dhe sic e shihni ka edhe persona në moshë të re.
Deri tani në botë numri i viktimave nga COVID-19 është 76 373 ndërsa ai i të infektuarve 1 362 936 persona. Vendin e parë në numrin për numrin e personave të vdekur në botë e mban Italia me 16523 të vdekur ndërsa për sa i përket të infektuarve nga virusi tmerrshëm është SHBA me 368 449.
(BalkanWeb)