Këngëtari i madh italian, Andrea Bocelli, pritet të dhurojë emocione të forta për mbarë botën, ditën e Pashkëve.
Bocelli pritet të shkëpusë vëmendjen nga koronavirusi, për t’i dhuruar botës një surprizë të papritur, teksa me zërin e tij brilant do të këndojë në Duomon e Milanos, shoqëruar vetëm nga Emanuele Vianelli.
Lajmi bëhet i ditur nga ambasada italiane në Shqipëri, e cila njofton se koncerti do të transmetohet në streaming në të gjithë botën.
Një surprizë e papritur për të gjithë, Andrea Bocelli do të këndojë për Pashkë në Duomon e Milanos, shoqëruar vetëm nga Emanuele Vianelli, organist titullar i Katedrales. Koncerti “Music for Hope” do të transmetohet ekskluzivisht në streaming në të gjithë botën në kanalin YouTube të tenorit.
Për të mos u humbur, të dielën në 19.00
(BalkanWeb)