Momentet e dyshimit kanë kaluar. Thomas Strakosha është vetëm një firmë larg rinovimit të kontratësme Lazio. Vetëm pak ditë më parë, mediat italiane zbuluan se klubi dhe portieri nuk kishin një dakordësi sa i përket financave.

Strakosha
Strakosha

Strakosha kërkonte më shumë nga sa i ishte ofruar dhe më në fund ka bindur Igli Tare. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, portieri shqiptar do të firmosë kontratën e re deri në virin 2025, nga e cila do të fitojë në sezon 2.5 milion euro plus bonuset. Aktualisht, Strakosha ka një kontratë deri në vitin 2022 me 1.2 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb