Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se numri i bizneseve që u refuzuan nga paketa e parë është më i lartë se ai i pranuar.

Sipas saj 32 mijë u pranuan për paketën e parë kurse 40 mijë të tjerat përfitojnë nga e zgjeruara.

Ndërkohë elementi kyç sipas saj ka qenë pikërisht nëse biznesi ishte hapur apo mbyllur dhe ato që janë refuzuar kanë qenë të hapura por që do të përfitojnë 40 mijë lekë nga paketa e zgjeruar.

”Në pjesën e përkrahjes me fondin e papunësisë zyrat e punës i adresojnë dhe ka një listë të këtyre rregullave se sa përfitohet fondi i papunësisë dhe nuk përfitohet pafund. Maksimumi i pagave shkon në 1 vit, 65 vjeç të gjinisë mashkullore dhe 60 vjeç për femrat. Pra më e shumta shkon në 1 vit me gjysmën e pagës. Në kohën aktuale nëse është i regjistruar si biznes i mbyllur do marrë pagë minimale, nëse ka qenë i hapur atëhere 40 mijë lekë.

Nëse janë në borderotë e një kompanie nuk do e përfitojnë. Nëse janë tek 10 mijë punonjësit e turizmit, që këta punonjës të rinë në bordero dhe tek 20 mijë bizneset që kanë qenë të mbyllur do të paguhen 40 mijë lekë, nëse jo nuk paguhet.

Nëse zonja është pensioniste merr pension, dhe nëse NIPT-i ka qenë i regjistruar. Thjesht kanë nevojë të artikulojnë pyetjet kur bëhet fjalë për një masë, është kërkesë legjitime por nëse flasim për zonjën por çdo kërkesë për NIPT-e personale është një platformë që ëshë në dispozicion të qytetarëve. Nëse një pensionist merr pension dhe NIPT-i është në emër të djalit atëhere do marrë djali. Duhet parë nëse rasti është i mbyllur apo i hapur. Nëse biznesi është i hapur do marrë 40 mijë lekë, nëse është i mbyllur 26 mijë lekë.
Janë 32 mijë të paguara dhe 42 mijë e 224 të refuzuar. Ky numër i refuzuar vjen prej një elementi, është i mbyllur apo i hapur. Dhe përfitojnë tek paketa e dytë. ”- tha Denaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb