Kriza ekonomike e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit është temë diskutimi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

I pranishëm në studio, eksperti i ekonomisë, Ardian Civici, tha se paga e luftës do të përsëritet, nëse situata vazhdon të jetë e rëndë. “Unë mendoj se paga e luftës do të përsëritet, nëse zgjatet situate”, tha Civici.

Ndërsa, dy të ftuarit e tjerë, biznesmeni Petrit Ago dhe kreu i Biznes Albana, Luan Bregasi, në lidhje me “Skype”, u ndalën te paketa ekonomike e qeverisë, dhe kryesisht te garancia sovrane që është vënë në dispozicion të bizneseve, në mënyrë që ata të marrin kredi nga bankat për të paguar punonjësit.

Pjesë nga diskutimet:

Luan Bregasi: Nuk ka nodhur dhe nëse biznesi shqiptar pati refuzim për aktin e parë normativ pasi kredia ishte e orientuar vetëm për punonjësit. Tani që ka ndryshuar atëhere bankat duhet të ndryshojnë sjelljen. Qeveria ka thënë që risqet i ka banka. Lajm për biznesin është që garantin e ka shteti, banka riskun por banka nuk ndryshon sjelljen. Ka hezitim.

Buznesmeni Petrit Ago: Kjo është një kredi në parim për të paguar punonjësit që janë pa punë. Kompanitë do marrin kredi për të paguar punonjësit. Të marrësh kredi, do të thotë të krijosh të ardhura që të kthesh kredinë që ke marrë në bankë. Në këto kushte, bankat, sidomos dy-tre të përkëdhelura, që gjenden gjithmonë në podiumet e konferencave së qeveritarëve, duhet jo në këtë kohë, por roli i tyre, me mënyrat si i kanë dhënë kreditë, kujt ja ka dhënë në sasi dhe çfarë kanë përfaqësuar në interesin e vërtetë shqiptar. Transparencë për bankat e nivelit të dytë, për të parë rolin regresiv që ato kanë luajtur në ekonominë shqiptare.

Bregasi: Kjo është një eksperiencë e re ndoshta, se nuk kemi pasur raste me natyrë të tillë që bankat të japin kredi për të paguar punonjësit. Meqë ndahet risku mes shtetit dhe bankave, bankat duhet të relaksojnë më shumë marrëdhënien e biznesit me këtë garancinë sovrane. Ne duhet të veprojmë shpejt. Faktori kohë është shumë i rëndësishëm, se punonjësit janë pa paga.

Civici: Jemi të papërgatitur, edhe sa iu përket statistikave, sa punonjës do të jenë pa punë. Në kuadrin e shumë mungesave dhe mangësive që kemi është dhe fakti që ne nuk e studiojmë ekonominë dhe të kemi studime të sakta për riskun. Tani që erdhi pandemia, pati një specifikë që kjo krizë ndryshe nga të tjerat, bollokoi prodhimin, dhe kishte shumë pikëpyetje. Deri më tani të gjitha janë hamendësime, sepse askush nuk e thotë sa janë të papunët. Në Shqipëri, as bizneset dhe as qeveria nuk e kanë skenarin për goditjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb