Lufta kundër Coronavirus kërkon masa të ashpra shtrënguese, ku më e rëndësishmja ka të bëjë me distancimin social. Një izolim I nevojshëm, por aspak i lehtë dhe shumë njerëz në të gjithë botën e kanë të vështirë të rezistojnë.
Nëse thirrjet e autoriteteve nuk mjaftojnë, në Argjentinë kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për të bindur qytetarët. Ata kanë përdorur Diego Armando Maradonën, idhullin e padiskutuar të argjentinasve. Përdorimi i maskave është i detyruar në Buenos Aires. Një e tillë i është vendosur edhe statujës së Maradonës, si mënyrë për të bindur njerëzit për rëndësinë e kësaj mase mbrojtëse.
(balkanweb)