“Fëmija ishte në gjendje kome. Arrita t’i afrohesha dhe e kam prekur me duart e mija. Pashë sytë e mavijosura dhe trupin me shenja. Zotëria deklaroi se fëmija ka rënë nga divani. Realisht e besova”.

Ky është rrëfimi tronditës i një zonje që është bërë dëshmitarë e ngjarjes shokuese të 24 prillit, e cila pa edhe gjendjen në të cilën ndodhej fëmija 3-vjeçar që u dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i nënës së tij. Në një lidhje skype për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, dëshmitarja dha se kur kishte zbritur nga makina, kishte parë një burrë me një fëmijë në krah, që sipas saj ishte vetëm me një palë pantallona të shkurta.

“Në momentin kur kam zbritur nga makina kam parë zotërinë me fëmijën në krah. Ishte ora 10:00. Fëmija që aty ishte në gjendje kome. Arrita t’i afrohesha dhe e kam prekur me duart e mija. Pashë sytë e mavijosura dhe trupin me shenja. Zotëria deklaroi se fëmija ka rënë nga divani. Realisht e besova. E pashë në rrjete sociale dhe besoj se ishte rrahur. Nuk e pashë nënën e djalit. Nuk i njoh me thënë të drejtën. Ishte dite e premte. Fëmijën e mori ambulanca, por zotëria nuk ka dashur ta shoqërojë por ka dashur të shkojë mjeku. Fëmija ishte lakuriq, vetëm me tuta të shkurtra. Një zonjë i ka afruar një xhup për ta mbuluar. Ishte me shenja të nxira. Sytë ishin të nxira. Fillimisht thashë se ishte përplasur nga makina, nuk kishte gjakosje, vetëm mavijosje. Nënën nuk e pashë askund. Fëmija nuk reagonte fare. Nuk e di çfarë të them mandej. Më pas janë larguar. Mjeku e ka detyruar që ta shoqërojë.”, tha dëshmitarja e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.

Ndërkohë, halla e djalit të mitur falënderoi publikisht dëshmitaren për ngjarjen. “E falënderoj shumë, por këto e dinim. Edhe dëshmitarë të tjerë na kanë thënë. Disa deklaratave thonë se ne ia hoqëm rrobat dhe i hodhëm ujë që të përmendet. Ai vazhdon të jetë në atë gjendje që ishte dhe dje.”, tha halla e tij. Kujtojme se dje Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 35-vjeçarin Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet për keqtrajtim të të miturit. Kazanxhi nuk ka pranuar krimin, ndërsa tha se fëmija kishte rënë nga krevati.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb