Një aksident me pasoja të rënda është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor që lidh Fierin me Lushnjën.

Një makinë ka përplasur një moto-cikletë dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë një i ri (drejtues i moto-cikletës). Burime për “Neës 24” e “Balkanweb” bëjnë me dije se viktima është shtetasi Alban Petro 29 vjec.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që janë duke punuar për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i Shoferit”, shtetasi A.P., 29 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin tip “Volksvagen” që drejtohej nga shtetasi Q.K., 53 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A.P i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit,  shtetasi Q.K dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb