TIRANË

Në fakt ngjan pak me pamjen e një udhëtimi me avion dhe më shumë me ato që kemi parë gjithmonë nëpër urbanët e linjës.

Njerëz në këmbë, disa duke u mbajtur lart dhe shumë pranë njeri-tjetrit, pothuajse ngjitur jo vetëm në ulëse por edhe në korridorin mes tyre. Kjo është panorama e njerëzve në avionin e Air Albania dy ditë më parë në fluturimin nga Frankfurti në aeroportin e Rinasit.

Në foton e siguruar nga LSA duket që të gjithë udhëtarët mbajnë maskë por ama janë shumë pranë njeri-tjetrit, ndonëse distanca fizike është një nga masat e trumbetuara më së shumti si nga OBSH, ashtu dhe nga autoritetet e çdo vendi edhe pas daljes nga karantina. Këta qytetarë të riatdhesuar pas kthimit do duhet të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.

Whatsapp Image 2020 05 03 At 13.07.44
Whatsapp Image 2020 05 03 At 13.07.44

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb