Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka analizuar pozicionin e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kryetar i KED.

Ngjela thotë se Dvorani nuk është duke shkelur ligjin pasi mekanizmi që po e mban në detyrë është antibllokazh, nenin që Ngjela kujton se e ka kundërshtuar fort më parë, por ka qenë propozim i ndërkombëtarëve.

Ngjela shton se Dvorani do të ikë nga anëtar i Gjykatës së Lartë kur të emërohet anëtari i 9-të ndërkohë që sot kjo Gjykatë ka vetëm 4 anëtarë bashkë me të.

”Nuk mund të ketë korrupsion në një vend ku ka drejtësi të pavarur. Korrupsioni është vjedhje e pandëshkuar. Se vjedhje do ketë. Fenomenet i krijon drejtësia, dhe i krijon për interesa të saj.
Pa mbaruar 60% i gjyqtarëve nuk bëhej SPAK. Tani u bë SPAK. Me përjashtim të gjyqit special, gjithë të tjerat Enver Hoxha i vrau me gjyqtarët e Zogut. I thashë Shefqet Shkupit, i them ore si e bëtë këtë?
Ore më tha je 22 vjeç, gjyqtari është subjekt i ligjit. Atëhere ishin ligjet e njëanshme, jo gjyqtarët. Këta le të thonë ku të duan ku ka ngrënë bukë, ka kontroll. Shpëton po të japë drejtësi. Ata që përjashtuan u përjashtuan, kurse ata që u futën në lojë, i ke parë çfarë kontrolli kanë, fëmijë, gra, mirë që nuk i vunë byzylykun. Jam subjekt i ligjit më tha. Vrau shtresën e vet por tha që është subjekt i ligjit.
Tani këta e kanë në favor drejtësinë. Padrejtësinë nuk e kanë në favor. Rama nuk ka gjë në dorë. Vijmë tek Dvorani, ku ka kapacitet ai të provojë ekzistencën e Dvoranit.
Nuk kam qenë dakord. Për nenin që mban Dvoranin nuk kam qenë dakord. Isha nënkryetar i Komisionit të Ligjeve dhe me potencë. Më thirrën ndërkombëtarët dhe më thanë që bindja ime nuk është dakord. Bllokoje Gjykatën thanë, dhe ne do e mbajmë Gjykatën për vite me 2 veta. Dhe neni është pa ardhur zëvendësuesi, nuk ikën. Pa ardhur i 9-ti nuk ikën. Nuk mund të ikë. 3 apo 4 që ikën u kishte mbaruar mandati. Nuk vijnë zëvendësuesit se e bllokojnë ata. Këtu flitet Dvorani ka shkelur ndonjë ligj, jo. Kam qenë në konflikt dhe është antibllokazh. Ata 4 që ikën i kapi Vettingu dhe i kishte mbaruar mandati. Ligjin nuk po shkel. Do venë 9-të dhe ata nuk nguten fare. Bashkë ishim. A i thashë ministrit të brendshëm, mos u fsheh mbrapa pantallonave të Ramës, po e fiton betejën. ”- tha Dvorani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb