KORÇË

BalkanWeb siguron video nga aksidenti i Korçës ku duket se si automjeti Rav4 ka tejkaluar rrethimin e oborrit të lokalit dhe ka hyrë në magazinën e një shtëpie ngjitur lokalit.

Ndërkohë automjetit tjetër i cili ka devijtuar drejtimin e të parit ka mbetur në mes të rrugës me pjesën e përparme të shkatërruar.

Nga aksidenti mbeti i plagosur vetëm shoferi i automjetit që hyri dhe u përplas me magazinën e banesës afër rrugës aneks në Korçë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb