Matematika nuk e lejon të festojë, por titulli kampion në Bundesligë do të jetë edhe në këtë sezon pronë e Bayern Munich. Kur mbeten edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit gjerman, skuadra bavareze numëron 70 pikë në vendin e parë, shtatë më shumë se ndjekësit më të afërt të Borussia Dormund. Më një llogari të thjeshtë, nëse të besuarit e Hansi Flick fitojnë sfidën e së shtunës kundër Borussia Monchengladbach dhe rivalët direktë humbasin në ndeshjen e tyre atëherë, gara e titullit do të mbyllej që në këtë fundjave.

5eddb9a1a3108348fcd361c5
5eddb9a1a3108348fcd361c5

Në të kundët, Bayern Munich do të vuloste mbrojtjen e trofeut të Bundesligës të martën e ardhshme, gjithmonë nëse fiton në transfertën kundër Werder Bremen. E thënë shkurt, titulli mbetet në shtëpinë e bavarezëve që tani mund të përqëndrojnë forcat për të fituar edhe dy trofetë e tjerë, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League, në mënyrë që të realizohet misioni për “tripletën” e famshme.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb