Të enjten që lamë pas, Real Madridi mposhti Valencian 3-0, por në këtë përballje pati disa vendime në favor të skuadrës kryeytetase nga ana e kryesorit Sançez Martinez si goli i anuluar i Valencias. Në rrjetet sociale, Arturo Vidal kishte komentuar me ironi pas këtij episodi.

Dje, pas barazimit 0-0 me Seviljen, ishte radha e Zherard Pike, që në mikrofonët e “Movistar”, sulmoi haptazi gjyqtarët. “Besoj se do të jetë shumë e vështirë të fitojmë këtë Ligë. Do të bëjmë çmos, por do të lëmë edhe pikë. Duke parë se çfarë ka ndodhur në këto javë, do të jetë e zorshme që Real Madridi të lërë pikë…”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb