UASHINGTON
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë në një intervistë që dha këtë të diel se do ta konsideronte një takim me kreun e shtetit të Venezuelës Nikolas Maduron, duke lëvizur fjalët e tij të mëparshme, ku thoshte se do ta njohë liderin e opozitës Juan Guaido si udhëheqës legjitim të vendit.
“Ndoshta do ta mendoj. Mund ta takoj Maduron. Unë kurrë nuk jam kundër takimeve”, tha Trump.
Donald Trump kishte thënë se është i gatshëm, të takojë Maduron që në vitin 2018, por asgjë nuk u bë realitet, raportojnë mediat në gjuhën angleze.
Por, pavarësisht kësaj, Trump shtoi se Amerika do të vazhdojë të mbështesë Guaidon si një lider në Venezuelë.
Maduro nga ana e tij ka më tepër mbështetjen e shteteve të tilla si Rusia, Kuba, Kina dhe Irani.
(d.xh/ Balkanweb)