Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar sot një shkresë lajmëruese Ardian Dvoranit, me anë të së cilës i komunikohet përfundimi i qëndrimit në detyrë si gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Po ashtu, KLGJ-ja e fton të shprehë qëndrimin në lidhje me të drejtën për të ushtruar profesionin pranë një gjykate apeli.

KLGJ-ja i kërkon ndër të tjera zotit Dvoarani të japë me shkrim qëndrimni e tij për pozicionin tjetër ndërsa ka afat 1 javë.

Kujtojmë që me mbarimin e mandatit në Gjykatën e Lartë, Dvorani largohet edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për shkak të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Dvorani u padit më herët edhe nga Presidenti Ilir Meta për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe përvetësim të titullit. Presidenti Meta vendosi të padisë kreun e Emërimeve të Drejtësisë, pasi i konsideronte veprimet e tij në rastin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb