DANIMARKE

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen u martua sot , pasi dasma e saj u desh të shtyhej disa herë, përfshirë edhe për shkak të një takimi të BE.

Frederiksen u martua me partnerin e saj, Bo Tengberg të mërkurën pasdite në një kishë të vogël në ishullin Mon në detin Balltik, ku çifti zotëron një vilë pushimesh shkran Daily Mail.

42-vjeçarja fillimisht kishte planifikuar të martohej me Tengberg verën e kaluar, por në Danimarkë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Më pas planet për martesën e këtij viti u shtynë për shkak të koronavirusit.

Ndërsa data e fundit caktuar e shtuna e kaluar e cila nuk ishte e mundur për shkak të një samiti të BE-së për të diskutuar një plan të rimëkëmbjes nga koronavirusi.

“Mezi pres të martohem me këtë njeri fantastik. Por, nuk duhet të jetë aq e lehtë”, -shkroi në Facebook kryeministrja daneze për anulimit për herë të trerë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb